Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdoğan kanë vizituar të mërkurën në mbrëmje familjen e Ali Osman Tas në Ankara, me të cilin kanë ngrënë iftarin, pas një dite të tërë abstenimi nga ushqimi dhe pijet gjatë Ramazanit.
Anëtarët e kësaj familje turke mirëpritën Erdoğanin dhe bashkëshorten e tij Emine në hyrje të shtëpisë.
Presidenti turk i tha menjëherë mikpritësit se kishte ardhur nga një rrugë e largët, nga Sirnaku dhe Mardini dhe se kishte ardhur për ta prishur agjërimin së bashku.
Më pas Erdoğan foli me anëtarët e një familjeje që jetonte në lagjen Altindag teksa prisnin ezanin që përfundon agjërimin e përditshëm.
Presidenti turk dhe gruaja e tij kanë pirë çaj me familjen e tyre pas iftarit.
Emine Erdoğan ka bërë të ditur në llogarinë e saj në rrjetet sociale se të ftuarit e familjes Tas në Ankara ishin në iftar.
"Ne e prishëm agjërimin së bashku. Mbrëmjen e zbukuruan, veçanërisht tri vajzat e tyre të bukura, Gulhan, Nur Hayat dhe Elif. I falënderoj shumë për mikpritjen e tyre të mrekullueshme", tha Emine.