Erdoğan dhe Orban diskutojnë për çështjet rajonale dhe globale / Photo: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë u diskutua për marrëdhëniet mes Türkiyes dhe Hungarisë si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Erdoğan i uroi suksese Hungarisë në presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe tha se mbështetja e Hungarisë është e rëndësishme për rigjallërimin e procesit të anëtarësimit të Türkiyes në BE.

Po ashtu, presidenti Erdoğan i uroi kryeministrit hungarez Orban ditëlindjen.

TRT Balkan / agjencitë