Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vlladimir Putin.
Në një komunikatë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës turke thuhet se në bisedë u diskutuan hapat që do të zhvillojnë marrëdhëniet Türkiye-Rusi dhe zhvillimet lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.
Duke falënderuar presidentin rus Putin për qëndrimin e tij pozitiv në lidhje me zgjatjen sërish të Iniciativës së Drithit në Detin e Zi, Erdoğan tha se i kushtojnë vëmendje që konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës të përfundojnë sa më parë me rrugën e negociatave.
Presidenti Erdoğan tha se mund të ndërmarrin hapa të rinj në bazën e bashkëpunimit ekonomik për të cilët kanë rënë dakord në Sochi.
TRT Balkan / agjencitë