Erdoğan dhe Raisi zhvilluan bisedë telefonike: Al-Aksa në fokus.     /Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin iranian Ebrahim Raisi.

Siç është raportuar nga Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes, të dy udhëheqësit diskutuan çështje rajonale, duke përfshirë marrëdhëniet turko-iraniane si dhe sulmet e fundit izraelite në Al-Aksa.

Erdoğan theksoi veçanërisht rëndësinë e unitetit të botës islame kundër sulmeve çnjerëzore të Izraelit ndaj palestinezëve, veçanërisht në xhaminë Al-Aksa.

Ai theksoi se është e nevojshme të parandalohet një valë e re e dhunës, duke shtuar se duhet të ndërmerren iniciativa që të gjitha palët të kenë arsye të shëndoshë.

Erdoğan bëri thirrje që së bashku të vazhdojnë përpjekjet për të ruajtur statusin e vendeve të shenjta në platformat ndërkombëtare, duke përfshirë Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe Kombet e Bashkuara.

Ai gjithashtu shtoi se është e rëndësishme që ata të tregojnë unitet kundër rasteve të djegies së Kuranit në disa qytete të Evropës, veçanërisht para ambasadave turke.


TRT Balkan / agjencitë