Erdoğan: Do të ndërtojmë 70 mijë shtëpi fshatrash.    / Foto: AA

Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan ka vizituar njërën nga provincat e prekura nga tërmeti, Osmaniye.

Ai nga këtu njoftoi synimin e tyre për ti ngritur në këmbë fshatrat e goditura në zonën e tërmetit brenda 1 viti, ashtu si qendrat e qyteteve.

Presidenti Erdoğan tha se do të ndërtojnë 70 mijë shtëpi fshatrash në provincat e prekura nga tërmeti i Kahramanmaraşit dhe do t'ua dorëzojnë përfituesve të tyre.

"Kur flasim për strehim masiv dhe transformimi urban ne do të veprojmë më me vendosmëri për të dyja çështjet. Nëse është e nevojshme, do të krijojmë gjithë infrastrukturën ligjore dhe do të ndërmarrim hapa në përputhje me rrethanat."

Shtëpitë që do të ndërtohen në zonën e tërmetit sipas presidentit turk në kuadrin e parimit arkitektonik horizontal, asnjë nga rezidencat nuk do të kalojë tokën plus 3 ose 4 kate.

Ndërkaq, sa u përket skeptikëve, Erdoğan ka këtë porosi:

"Nëse ka nga ata që kanë neglizhencë, faj a qëllim në humbjen e jetëve (në tërmete), është detyra jonë t'i mbajmë ata përgjegjës para ligjit, nuk do të shikojmë me përçmim askënd".

TRT Balkan