Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan gjatë qëndrimit të tij për fushatë zgjedhore në Mersin ka deklaruar që kombi turk nuk do të harrojë ata që sakrifikuan të ardhmen e vendit për qëllimet tinzare të imperialistëve për hir të një nënpresidenti, një ose dy ministrive, tre ose pesë deputetëve.
Sipas tij, kjo është një zgjedhje ekzistence, prandaj nuk do t'ua lënë vendin terroristëve në këto zgjedhje.
Ai ndër të tjerash shtoi se kanë gjetur burimin më të madh të naftës në Gabar, të cilin e pastruan nga terrorizmi.
"Ne e vendosëm këtë burim prej rreth 80 miliardë dollarësh në dispozicion të kombit tonë, tha Erdoğan. Më tutje, Erdoğan u shpreh se janë duke marrë hapa për të mbështetur bagëtinë turke dhe për të ulur çmimet e mishit duke rritur prodhimin e ushqimit të kafshëve.
"Ne do t'ua lehtësojmë fermerët tanë në këtë drejtim duke përdorur një pjesë të gazit që gjejmë në Detin e Zi në prodhimin e plehrave", përfundoi Erdoğan.
Kujtojmë që më 14 maj do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Türkiye.