Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se mjetet ajrore turke të paarmatosura dhe dronët luftarakë janë në Qipron Veriore për ta mbrojtur atë nga të gjitha anët.
Presidenti Erdoğan foli me gazetarët gjatë kthimit nga samiti i Komunitetit Politik Evropian që u mbajtë në Pragë.
I pyetur nëse ka ndonjë plan për ngritjen e një baze ushtarake turke në gadishullin verilindor Karpaz në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), Erdoğan tha se dronët turq mund të dërgohen gjithashtu në rajon.
“Sepse ne duhet të sigurojmë Qipron e Veriut nga të gjitha anët, nga të gjitha aspektet. Pavarësisht nëse ka (bazë të ngritur) apo jo, avionët tanë do të jenë menjëherë në Qipron Veriore sapo të nisen nga toka jonë", shtoi Erdoğan.
Mosmarrëveshjet disa dekadashe
Qiproja është zhytur në një mosmarrëveshje disa dekadashe midis qipriotëve grekë dhe qipriotëve turq pavarësisht përpjekjeve të shumta diplomatike nga Kombet e Bashkuara (OKB) për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.
Sulmet etnike që filluan në fillim të viteve të 60-ta i detyruan qipriotët turq të tërhiqen në enklava për sigurinë e tyre.
Në vitin 1974, një grusht shteti qipriot grek që synonte aneksimin e ishullit nga Greqia çoi në ndërhyrjen ushtarake të Türkiye-s si një fuqi garantuese për të mbrojtur qipriotët turq nga persekutimi dhe dhuna. Si rezultat, në vitin 1983 u themelua Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC).
Kjo çështje ka kaluar nëpër një proces paqësor vitet e fundit, duke përfshirë iniciativën e dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese, Türkiye-s, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Administrata e Qipros Greke hyri në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2004, në të njëjtin vit kur qipriotët grekë penguan një plan të OKB-së për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë.
7 Tet 2022
Erdoğan: Duhet ta sigurojmë Qipron e Veriut nga të gjitha anët
I pyetur nëse ka ndonjë plan për ngritjen e një baze ushtarake turke në gadishullin verilindor Karpaz në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), Erdoğan tha se dronët turq mund të dërgohen gjithashtu në rajon.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.