Erdoğan e Aliyev prezentë në ndërtimin e gazsjellësit Igdir-Nakhchivan.     /Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyiip Erdoğan dhe homologu i tij nga Azerbajxhani Ilham Aliyev filluan bashkërisht ndërtimin e një tubacioni gazi nga Türkiye, Igdir, në Nakhçivan, Azerbajxhan, duke shtypur një buton.

Në prani të presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe atij të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, filloi ndërtimi i një gazsjellësi nga Igdir turk në enklavën e Azerbajxhanit të Nakhçivanit.

Erdoğan, i cili ndodhet në një vizitë njëditore në Nakhchivan me ftesë të Aliyev, ka zhvilluar më parë një takim me presidentin e Azerbajxhanit.

Pas takimit, dy liderët dërguan mesazhe nëpërmjet video-lidhjes për fillimin e ndërtimit të gazsjellësit.

Erdoğan dhe Aliyev së bashku shtypën butonin për të filluar ndërtimin e tubacionit të gazit nga Türkiye, Igdir, në Nakhçivan, Azerbajxhan.


TRT Balkan / agjencitë