Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Sipas një deklarate nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes, në bisedë u diskutuan zhvillimet lidhur me luftën Rusi-Ukrainë dhe korridorin e drithit.
Në bisedë, presidenti Erdoğan shprehu kënaqësinë që korridori i drithit filloi të funksionojë sërish si rezultat i përpjekjeve diplomatike që ata kryen në nivelin më të lartë me palët e Rusisë dhe Ukrainës.
Ndër të tjerash, presidenti Erdoğan theksoi se tani fokusi duhet të jetë mbi zgjatjen e afatit të Marrëveshjes së Istanbulit.
Guterres ka falënderuar presidentin Erdoğan për përpjekjet e tij që kanë siguruar funksionimin sërish të korridorit të drithit.
Presidenti Erdoğan ka folur edhe për çështjen e ndihmave humanitare përtej kufirit të dërguara në Siri, ku në lidhje me këtë ka shprehur pritshmërinë e tij për mbështetje të fuqishme ndaj përpjekjeve për të zgjatur rezolutën e Këshillit të Sigurimit e cila do të përfundojë më 10 janar.
4 Nën 2022
Erdoğan e Guterres diskutojnë për luftën në Ukranë dhe korridorin e drithit
Zgjatja e afatit të Marrëveshjes së Istanbulit është fokusi i radhë i presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.