Erdoğan firmosi zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale më 14 maj

Erdoğan firmosi zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale më 14 maj

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan nënshkroi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve në maj.
Erdoğan i shpalli zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale më 14 maj / Photo: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka caktuar zyrtarisht zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Türkiyes për më 14 maj, duke nënshkruar vendimin në një ceremoni të transmetuar drejtpërdrejt në televizion.

"Kombi ynë do të shkojë në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin dhe parlamentarët e tij më 14 maj," tha Erdoğan në një fjalim pas nënshkrimit të vendimit zgjedhor të premten.

Vendimi shpallet nesër në Gazetën Zyrtare dhe fillojnë të rrjedhin afatet zgjedhore dymujore.

Erdoğan tha se rindërtimi i zonave të tërmetit do të vazhdojë sipas planifikimit, pavarësisht fushatës zgjedhore.

TRT Balkan / agjencitë