Erdoğan foli me Putinin: Hetim i plotë për shpërthimin në digën Kakhovka.     /Foto: TRT World

Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin rus Vlladimir Putin.

Drejtoria e Komunikimit e Presidencës Turke bëri të ditur se Erdoğan dhe Putin diskutuan për zhvillimet në luftën ruso-ukrainase.

Erdoğan theksoi se është e rëndësishme që një hetim gjithëpërfshirës për shpërthimin në digën Kakhovka në lumin Dnieper në Ukrainën jugore të kryhet në një mënyrë që nuk lë vend për dyshime.

Duke theksuar se mund të formohet një komision me pjesëmarrjen e ekspertëve rusë dhe ukrainas, Kombeve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar, përfshirë Türkiyen, presidenti Erdoğan tha se Ankaraja është e gatshme të bëjë pjesën e saj në këtë kontekst.

Erdoğan tha se kjo e gjithë bota i kushton rëndësi Marrëveshjës së Drithit në Detin e Zi dhe se kjo marrëveshje luan një rol jetik në zgjidhjen e krizës globale të ushqimit.

Mes të tjerash, ai tha se do të mirëpriste konsultimet e vazhdueshme me Kombet e Bashkuara për të hequr pengesat ndaj eksportit të drithit dhe plehrave ruse.

Ai shtoi se Türkiye është e vendosur të vazhdojë të bëjë përpjekjet e nevojshme për të vendosur një paqe të drejtë dhe theksoi se janë të gatshme të ofrojnë gjithë mbështetjen e nevojshme për t'i dhënë fund konfliktit.


TRT Balkan / agjencitë