Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, i përkujtoi dëshmorët në 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, dhe u shprehi ngushëllime familjarëve të tyre.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Twitter presidenti Erdoğan tha: "Në 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, një nga njollat më të errëta në historinë njerëzore që ndodhi në zemër të Evropës, uroj mëshirën e Allahut për dëshmorët tanë dhe durimin për familjet e tyre të pikëlluara. Ne kurrë nuk do t'i lëmë të vetëm vëllezërit tanë boshnjakë në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë".
AA