Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan përsëriti të dielën (2 prill) vendosmërinë e tij për të shëruar plagët e viktimave të tërmeteve që goditën rajonin jugor të Türkiyes më 6 shkurt.
"Shpresoj se do të shërojmë plagët tona sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të rivendosim qytetet tona të shkatërruara nga tërmetet", tha Erdoğan në një ceremoni në Istanbul.
Mes të tjerash, ai shtoi se Türkiye planifikon të ndërtojë ndërtesa të mjaftueshme brenda një viti për të përmbushur nevojat e viktimave të tërmetit "319.000 shtëpi do të ndërtohen në vitin e parë dhe 650.000 në total", paralajmëroi Erdoğan.
Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca turke – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa, me çka humbën jetën mbi 50 mijë njerëz.
Si pasojë e tërmeteve rreth 14 milionë njerëz janë prekur vetëm në Türkiye.