Erdogan: Izraeli me mbështetjen e përëndimit po përpiqet të ndezë konflikt

Erdogan: Izraeli me mbështetjen e përëndimit po përpiqet të ndezë konflikt

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i dërgoi mesazhe solidariteti Iranit pas sulmeve ajrore izraelite.
Erdogan: Izraeli me mbështetjen e përëndimit po përpiqet të ndezë konflikt / Photo: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha dje se qeveria aktuale me siguri do ta ndërtojë Türkiyen në atë mënyrë që të mos ketë terrorizëm, të mos ketë dhunë dhe të mbizotërojë paqja, demokracia dhe vëllazëria.

Në Hatay, Erdoğan mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të apartamenteve të sapondërtuara për viktimat e tërmeteve shkatërruese që goditën provincat jugore të Türkiyes në shkurt të vitit të kaluar.

“Agjenda prioritare e qeverisë dhe e aleancës sonë është risigurimi i shpejtë i banesave për viktimat e tërmetit në jug të Türkiyes”, tha Erdoğan dhe shtoi se janë zbatuar tenderët për ndërtimin e 350.430 njësive rezidenciale dhe afariste, dhe se 130.000 njësi të tilla u janë dorëzuar përdoruesve deri më tani.

Ai bëri të ditur se deri në fund të vitit 2025, 452.958 njësi të reja banesore dhe tregtare do t'u dorëzohen viktimave të tërmetit.

“Të gjitha viktimat e tërmetit kanë të drejtë dhe do të marrin shtëpitë e tyre të reja”, tha Erdoğan.

Presidenti turk tha gjithashtu se terrorizmi dhe asnjë aspiratë imperialiste nuk mund të lëkundë idealin e Türkiyes ku të gjithë 85 milionë njerëz jetojnë në vëllazëri, duke përfshirë turqit, kurdët, arabët e të tjerë.

“Ne me siguri do të ndërtojmë një Türkiye ku nuk ka terrorizëm, nuk ka dhunë dhe ku do të mbizotërojë paqja, demokracia dhe vëllazëria”, tha Erdoğan.

Presidenti turk i dërgoi mesazhe solidariteti Iranit pas sulmeve ajrore izraelite.

“I dërgoj mesazhe solidariteti fqinjit tonë, Iranit, i cili ishte shënjestër e agresionit izraelit mbrëmë”, tha Erdogan.

Udhëheqësi turk tha se qeveria sioniste izraelite, plotësisht e përkëdhelur nga fuqitë perëndimore, po përpiqet të ndezë një konflikt rajonal.

“Është thelbësore të mos biem në grackën e ngritur nga Izraeli dhe ata që e mbështesin atë. Qasja e Izraelit përfundimisht do të dështojë. Me këtë mënyrë të menduari, Izraeli nuk do të arrijë asgjë”, tha Erdoğan.

TRT Balkan / agjencitë