Revista javore "The Economist" nuk mund të përcaktojë fatin e Türkiyes, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar një balline dhe artikulli të fundit të javores britanike.
"A e përcakton revista britanike fatin e Türkiyes? Kombi im e përcakton atë. Çfarëdo që populli im thotë, ajo ndodh në Türkiye. Revista britanike nuk mund të përcaktojë fatin e Türkiyes", u tha Erdoğan gazetarëve pas namazit të xhumasë në Istanbul.
Komentet e presidentit Erdoğan erdhën pasi "The Economist" publikoi një artikull duke u bërë thirrje të huajve t'u kushtojnë vëmendje zgjedhjeve të ardhshme të Türkiyes, duke pretenduar se vendi është "në prag të katastrofës" nën presidentin Erdoğan.
Ndaj këtij artikulli reagoi edhe Drejtori i Komunikimeve pranë presidencës turke, Fahrettin Altun, i cili botimin e javores britanike e cilësoi si "propagandë e lirë" kundër Türkiyes.
"Titujt e egër dhe imazhet provokuese mund t'u ndihmojnë atyre të shesin të ashtuquajturën revistë të tyre, kështu që ne i përgëzojmë ata për teknikat e tyre të zgjuara të marketingut. Por, ne duhet t'ia kujtojmë audiencës se kjo është gazetari sensacionaliste e bazuar në propagandë të lirë dhe dezinformim", tha Altun.
Greqia vazhdon të armatosë ishujt e Egjeut
Në lidhje me komentet e fundit të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për Türkiyen, Erdoğan tha se Greqia po ndërmerr hapa në kundërshtim me Traktatin e Lozanës të vitit 1923 dhe marrëveshjet e tjera duke armatosur ishujt e Egjeut.
Mitsotakis të enjten tha se Greqia nuk do të shkojë në luftë me Türkiyen dhe se të dyja vendet mund të bëjnë përpjekje për të ulur tensionet në rajon.
"Këto deklarata të Mitsotakisit nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar fatin e rajonit në veçanti", tha Erdoğan.