Erdoğan: Jemi në vendin e 5-të në Evropë për energjinë e rinovueshme

Erdoğan: Jemi në vendin e 5-të në Evropë për energjinë e rinovueshme

Nën organizimin e Anadolu Agency (AA), në Istanbul është duke u zhvilluar Forumi i Mjedisit.
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se vendi i tij është në vendin e 5-të në Evropë, ndërsa i 12-ti në botë në energjinë e rinovueshme, tha se "Këtë e arritëm duke e rritur nivelin tonë të energjisë së rinovueshme në 55 për qind në nivelin total të energjisë sonë të rinovueshme". Erdoğan dërgoi një mesazh në Forumin e Mjedisit të organizuar nga Anadolu Agency (AA) në Istanbul.     Foto: AA

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se vendi i tij është në vendin e 5-të në Evropë, ndërsa i 12-ti në botë në energjinë e rinovueshme, tha se kjo është arritur duke e rritur nivelin e tyre të energjisë së rinovueshme në 55 për qind në nivelin total të energjisë së rinovueshme.

Erdoğan dërgoi një mesazh në Forumin e Mjedisit të organizuar nga Anadolu Agency (AA) në Istanbul.

Ai theksoi se forumi organizohet për të gjetur një zgjidhje për një nga problemet më të mëdha globale, krizën klimatike dhe mjedisore, nga këndvështrimi i medias.

Presidenti Erdoğan shprehu bindjen se çështjet klimatike dhe mjedisore do të trajtohen në forum në të gjitha dimensionet duke filluar nga përgjegjësia e medias deri tek zhvillimi i qëndrueshëm, si dhe qasja e medias ndaj fatkeqësive natyrore.

"Industrializimi, përparimet teknologjike dhe efektet e shkaktuara nga njeriu, fatkeqësisht shkaktojnë dëme shumë serioze në mjedis. Çdo vit, ne shohim dhe ndjejmë gjithnjë e më shumë efektet e këtij shkatërrimi në mbarë botën. Nëse nuk merren masat adekuate dhe në kohën e duhur, fatkeqësitë mjedisore, ndotja e ajrit, siguria e ujit dhe ushqimit dhe humbja e biodiversitetit do të arrijnë në pika të pakthyeshme", u shpreh ai.
Sipas tij, është e rëndësishme që vendi i cili e dëmton më së shumti natyrën duhet të marrë përsipër më shumë përgjegjësi, të kontribuojë më shumë në përpjekjet.

Türkiye u ngjit në vendin e 5-të në energjinë e rinovueshme

Në aspektin e emetimit të gazrave serrë, presidenti turk tha se, megjithëse përgjegjësia e tyre historike është nën 1 për qind, lufta kundër problemeve klimatike dhe mjedisore është ndër pikat e tyre kryesore të agjendës.

"Në këtë drejtim, në 20 vitet e fundit kemi hedhur hapa historike në vendin tonë për të mbrojtur natyrën dhe mjedisin si dhe për të parandaluar efektet e ndryshimeve klimatike", tha ai.

Erdoğan theksoi se kanë arritur të marrin rezultatet e përpjekjeve të tyre të sinqerta në fushat e përhapjes së energjisë së rinovueshme, menaxhimit të mbetjeve, rritjes së sipërfaqeve pyjore dhe shumë të tjera.

"Türkiye u ngjit në vendin e 5-të në energjinë e rinovueshme, ndërsa në botë në vendin e 12-të. Këtë e arritëm duke e rritur nivelin tonë të energjisë së rinovueshme në 55 për qind në nivelin total të energjisë sonë të rinovueshme. Duke i rritur asetet tona pyjore në 23 milionë hektarë, u bëmë vendi që rriti më së shumti asetet pyjore në Evropë", u shpreh ai duke shtuar se vazhdojnë pa ndërprerë në ndërtimin e "kopshteve kombëtare" prej 82 milionë metra katrorë në 81 provinca të vendit.

Duke folur edhe për automjetin e parë vendas Togg, presidenti Erdoğan tha se gjatë projektimit të automjetit, si një automjet tërësisht elektrike, kanë vepruar me vetëdijen e përgjegjësisë ndaj mjedisit.

Ai rikujtoi se vitin e kaluar në Kuvend e kanë miratuar Marrëveshjen e Parisit për Klimën. "Ne do të vazhdojmë t'i hedhim të gjitha hapat e nevojshme për të arritur emetimet neto zero 2053, që është qëllimi ynë përfundimtar në luftën kundër ndryshimeve klimatike", u shpreh ai.

Duke theksuar se korporatat mediatike si Anadolu Agency (AA) kanë një përgjegjësi të madhe në rritjen e ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike dhe mjedisin, Erdoğan theksoi se Anadolu Agency e cila para një kohe të shkurtër themeloi "Linjën e Gjelbër" u bë një nga organizatat kryesore të gazetarisë klimatike jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë. "Besoj se Anadolu Agency, e cila është zëri i vendit tonë në botë për plotë 102 vjet, do t'i tregojë gjithë botës lidhur me ndryshimet klimatike dhe mjedisin duke parë të padukshmen dhe duke dëgjuar të padëgjuarën. I uroj suksese agjencisë tonë në këtë detyrë të rëndë por të rëndësishme", tha presidenti Erdoğan.

AA