Erdoğan: Kemi rritur numrin e universiteteve në Türkiye nga 76 në 208 / Photo: AA

Presidenti turk dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet deklaroi që dy dekadat e fundit kanë investuar në gjithë Türkiyen. Erdoğan tha në takimin në Antalya se ata do të vazhdojnë të ndërtojnë Türkiyen siç kanë bërë në të kaluarën.

Presidenti turk shtoi se në vitet e fundit ata kanë punuar shumë që Türkiye të përparojë fuqishëm në të gjitha fushat. “Ne kemi mbuluar çdo pëllëmbë të vendit me investime, duke mos parë prejardhjen ose fenë e askujt”, tha Erdoğan.

Ai theksoi se në Türkiye e kanë rritur numrin e universiteteve nga 76 në 208.

“Tani arsimi ofrohet në të 81 rrethet në Türkiye. Falë universiteteve tona moderne, ne tani po konkurrojmë me Perëndimin, Evropën dhe Amerikën”, tha presidenti turk.

Ndër të tjerash, Erdoğan theksoi se gjatë 21 viteve të fundit e kanë zhvilluar Türkiyen në të gjitha fushat, nga arsimi, shëndetësia, siguria, drejtësia, energjia, bujqësia, industria e deri te turizmi.

Ai shtoi se me sukseset e tyre të mëdha, ata magjepsën botën dhe e futën Türkiyen në mesin e gjigantëve të botës.

TRT Balkan / agjencitë