Erdoğan: Kjo është katastrofa më e madhe që nga tërmeti i vitit 1939.    Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan tërmetin e mëngjesit të sotëm në Türkiye e vlerëson si katastrofën më të madhe që nga tërmeti i vitit 1939 në Erzincan.

Ai njoftoi se tashmë institucionet shtetërore me të gjitha shërbimet janë mobilizuar në rajonin e prekur nga tërmeti.

“Më shumë se 9000 shpëtimtarë aktualisht janë duke kërkuar të zhdukurit pas tërmetit, numri i shpëtimtarëve vazhdimisht po rritet. Vazhdojnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit të qytetarëve tanë që kanë mbetur nën rrënoja në rajonet e goditura nga tërmeti”, tha Erdoğan.

Më tutje Erdoğan njoftoi se nga tërmeti në Türkiye tashmë kanë humbur jetën 912 persona ndërsa 5.385 janë lënduar.

Deri më tani nga rrënojat sipas presidentit Erdoğan janë shpëtuar 2.470 persona ndërsa numri i ndërtesave të rrënuara ka shkuar në 2.818.

Ndër të tjerash Erdoğan deklaroı se ka filluar vendosja e kontakteve me vendin tonë me qëllim të ndihmës ndërkombëtare.

“NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë për Türkiye-n”, tha Erdoğan.




TRT Balkan / agjencitë