Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Türkiye do të mbahen më 14 maj.
"Ky komb do të bëjë atë që është e nevojshme më 14 maj, me dëshirën e Zotit", tha Erdoğan të mërkurën në një fjalim para deputetëve së Partisë së Drejtësisë dhe të Zhvillimit - AK Parti.
Mes të tjerash, ai tha se planifikojnë një takim për Modelin Kombëtar të Mburojës së Rrezikut të Türkiyes.
"Agjenda e këtij takimi do të jetë fortifikimi i ndërtesave që nuk janë rezistente ndaj tërmeteve", tha Erdoğan dhe shtoi se 93.000 ndërtesa po kalojnë në transformimin urban në Istanbul.
Ndryshe, ai tha se do të krijohet një fond për rindërtimin e fatkeqësive për të ndihmuar qytetet të rikuperohen shpejt pas tërmetit.
TRT Balkan / agjencitë