Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se sot, më 15 korrik, kujtojnë me krenari luftën epike të popullit turk, i cili iu kundërvu tankeve duarbosh gjatë tentativës për grusht shteti të vitit 2016.
Erdoğan iu drejtua qytetarëve të mbledhur pas vizitës në Monumentin e Dëshmorëve të 15 Korrikut në Istanbul, në afërsi të “Urës së Dëshmorëve të 15 Korrikut”.
“Ne kujtojmë me shumë krenari luftën epike të popullit tonë, i cili qëndroi kundër tankeve dhe armëve vdekjeprurëse me duart e tyre”, tha Erdoğan, duke shtuar:
"Siç ka bërë më parë, ky popull do të prishë çdo lojë që prek pavarësinë e tij dhe përpiqet t’i vendosë pranga vullnetit të tij. Deri në Ditën e Gjykimit nuk do t'i falim ata që e quajnë "lojë" 15 korrikun dhe ata që e quajnë atë një shfaqje.”
Organizata terroriste Fetulla (FETO) është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme për grusht shteti në Türkiye natën e 15 korrikut 2016.
Për vite me radhë, anëtarët e asaj organizate terroriste avancuan në shërbim duke manipuluar provimet, duke u infiltruar kështu në institucionet e shtetit. Më pas, fillimisht në dhjetor 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin e Türkiyes u përpoqën të ndjekin penalisht shumë zyrtarë të rangut të lartë me një gjyq të montuar për korrupsion të dyshuar.
Disa vite më vonë, pasoi një tentativë e përgjakshme për grusht shteti nga terroristët e FETO-s, pra një tentativë grusht shteti nga oficerët që FETO-ja kishte depërtuar në ushtrinë turke.
Hetimi për organizatën terroriste FETO tregoi se është një rrjet global që përbën rrezik jo vetëm për Türkiyen, por edhe për çdo vend tjetër ku ajo është aktive. Zyrtarët turq e kanë theksuar këtë në disa raste. Gjatë tentativës për grusht shteti në Türkiye, 253 njerëz vdiqën dhe më shumë se 2.730 njerëz u plagosën.