Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka qenë i njoftuar se kompania franceze Lafarge i ka mbështetur grupet terroriste në Sirinë veriore. Vetë presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka qenë ai i cili e kishte njoftuar homologun e tij francez për veprimet e tilla të kompanisë në fjalë.
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, këtë deklaratë e dha gjatë fjalimit të tij në edicionin e 12-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islam të Konferencës së ministrave të Informacionit, që po mbahet në Istanbul, ku shtoi se kompania franceze Lafarge tani është ekspozuar si një nga institucionet më të rëndësishme që mbështet terrorizmin.
“Edhe pse Türkiye është i vetmi vend që lufton grupin terrorist DAESh në terren, ne jemi subjekt i akuzave imorale”, tha presidenti Erdoğan.
Mes të tjerash ai tha se fatkeqësisht, sot miliona njerëz në mbarë botën po vuajnë për shkak të lajmeve të rreme dhe të shtrembëruara.
Ndryshe, Ministrat e Informacionit të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) janë mbledhur në Istanbul me synimin për të rritur përpjekjet kundër dezinformimit dhe islamofobisë.
Organizata shumëkombëshe në një deklaratë njoftoi se gjatë aktivitetit dyditor, ministrat e OBI-së do të diskutojnë “luftën kundër dezinformimit dhe islamofobisë në epokën e post-së vërtetës”.
“Bota islame po përballet me sfida që kërkojnë përgjegjësi për të paraqitur mesazhin e tij në një mënyrë të menduar”, tha një zyrtar i OBI-së në takimin përgatitor të konferencës.
21 Tet 2022
Erdoğan: Macron ishte i njoftuar se Lafarge mbështet terrorizmin në Siri
Ministrat e Informacionit të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) janë mbledhur në Istanbul me synimin për të rritur përpjekjet kundër dezinformimit dhe islamofobisë.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Altun: Türkiye dëshiron paqen dhe mbështet integritetin territorial në Siri
Kreu i presidencës së Türkiyes përsëriti gatishmërinë e Presidentit Erdoğan për t'u angazhuar me udhëheqësin e regjimit sirian Assad, duke thënë se dialogu është thelbësor në mes të dhunës në rritje, agresionit dhe zhvendosjeve masive.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore