Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, në konferencën e përbashkët me presidentin e Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev gjatë vizitës së tij në Astana, theksoi se përkrahja e fuqishme turke për Kazakistanin do të vazhdojë edhe më tej.
“do të vazhdojë të mbështesë integritetin territorial, stabilitetin dhe paqen e Kazakistanit,”, tha Presidenti Erdoğan në konferencën për media.
Presidenti turk tha se shkëmbimi tregtar mes të dyja vendeve ka kaluar vlerën prej 5 miliardë dollarëve vitin e kaluar, ndërsa synimi afatmesëm është të kalohet 10 miliardë dollarë, për çka janë në rrugë të duhur sipas tij.
Erdoğan paralajmëroi gjithashtu përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimit me Kazakistanin në të gjitha fushat.
“Türkiye do të përmirësojë marrëdhëniet tregtare, energjetike dhe të mbrojtjes me Kazakistanin”, tha Presidenti Erdogan, duke shtuar do të punohet edhe për përmirësimin e lidhjeve të transportit, përfshirë edhe zhvillimin e Korridorit të Mesëm.
Pas pritjes me ceremoni shtetërore, Erdoğan zhvilloi takim kokë më kokë me homologun nga Kazakistani Kassym-Jomart Tokayev.
Gjatë qëndrimit në Astana, presidenti turk merr pjesë edhe në samitin e Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi, ndërsa në margjinat e samitit ka planifikuar takime me shumë liderë të shteteve.
12 Tet 2022
Erdoğan: Marrëdhënie të mira me Kazakistanin, dyfishojmë shkëmbimin tregtar
Presidenti turk tha se shkëmbimi tregtar mes të dyja vendeve ka kaluar vlerën prej 5 miliardë dollarëve vitin e kaluar, ndërsa synimi afatmesëm është të kalohet 10 miliardë dollarë.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.