Teksa iu drejtua Takimit të Mburojës Kombëtare të Rrezikut të Türkiyes në Zyrën Presidenciale të Dolmabahçes, Erdoğan, tha se sapo të përfundojnë vlerësimet e dëmeve, do të bëhet i qartë numri i ndërtesave të reja të banimit dhe shtëpive të fshatrave që do të ndërtohen në qytetet e goditura nga tërmetet. Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha të premten (3 mars), se mbi 210.000 ndërtesa janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit në jug të vendit. "Në këtë moment, ne kemi përcaktuar 608.000 njësi të pavarura në 214.000 ndërtesa që janë shembur ose janë dëmtuar rëndë dhe do të shkatërrohen”, tha Rexhep Tayyip Erdoğan në një takim në Istanbul me zyrtarë të nivelit të lartë, duke përfshirë zëvendëspresidentin Fuat Oktay, kryeparlamentarin Mustafa Şentop, drejtorin e Komunikimeve Fahrettin Altun dhe ministrat e qeverisë. Teksa iu drejtua Takimit të Mburojës Kombëtare të Rrezikut të Türkiyes në Zyrën Presidenciale të Dolmabahçes, Erdoğan, tha se sapo të përfundojnë vlerësimet e dëmeve, do të bëhet i qartë numri i ndërtesave të reja të banimit dhe shtëpive të fshatrave që do të ndërtohen në qytetet e goditura nga tërmetet. Ndërtesat e reja nuk do të jenë më shumë se tri ose katër kate mbi katin e parë, tha ai. "Ne synojmë të ringjallim qytetet tona të lashta me një mirëkuptim që do të mbajë gjallë asetet tona historike dhe kulturore dhe gjithashtu do t'i përforcojë ato kundër fatkeqësive”, shtoi Erdoğan. Më shumë se 45.000 humbën jetën në Türkiyes në tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 të 6 shkurtit. Tërmetet, me qendër në provincën e Kahramanmaraşit, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë Hatay, Adana, Gaziantep, Diyarbakir, Adiyaman, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elazig dhe Sanliurfa.
3 Mar 2023
Erdoğan: Mbi 210.000 ndërtesa të shkatërruara pas tërmeteve në Türkiye
Presidenti Erdoğan tha se sapo të përfundojnë vlerësimet e dëmeve, do të bëhet i qartë numri i ndërtesave të reja të banimit dhe shtëpive të fshatrave që do të ndërtohen në qytetet e goditura nga tërmetet.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.
Azerbajxhanasi që u bë simbol i humanitetit u takua me Erdoğanin
Fotoja e Sarvar Bashirli nga Azerbajxhani me veturën e tij të prodhuar në vitin 1981 duke bartur ndihma për të goditurit nga tërmeti në Türkiye është bërë virale në rrjetet sociale, sakaq ka tërhequr miliona pëlqime dhe mesazhe lavdëruese.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.