Erdoğan me këshillën e mjekëve pauzon aktivitetet parazgjedhore / Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, pas këshillës së mjekëve ka pauzuar aktivitetet parazgjedhore të ditës së sotme, pas një shqetësimi të vogël shëndetësor mbrëmë.

Erdoğan nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetet sociale falënderoi të gjithë që i uruan të shkuara, pas një shqetësimi të vogël shëndetësor mbrëmë në një program televiziv.

"Sot, me rekomandim të mjekëve do të pushoj në shtëpi. Fatkeqësisht nuk do të mund të takohemi sot me vëllezërit tanë në Kırıkkale, Yozgat dhe Sivas", shkroi Erdoğan, duke theksuar se në aktivitetet në këto qytete do të përfaqësohet nga zv/presidenti Fuat Oktay.

Erdoğan shtoi se duke filluar prej nesër do të vazhdojnë me programin e tyre, duke punuar për të çuar popullin turk në drejtim të synimeve të Shekullit të Türkiyes.

Ai u uroi të gjithë qytetarëve shëndet dhe paqe.

AA