Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe gjatë bisedës ka propozuar formimin e një komisioni ndërkombëtar për hetimin e shpërthimit në digën Kahovka.
Në një komunikatë nga Zyra e Komunikimit e Presidencës së Türkiyes, thuhet se Erdoğan dhe Zelensky kanë diskutuar për luftën ukrainase-ruse.
Gjatë bisedimeve, Presidenti Erdoğan deklaroi se një komision që përfshin ekspertë nga palët ndërluftuese, Kombet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Türkiyen, mund të krijohet për një hetim të detajuar të shpërthimit të digës Kahovka.
Duke u shprehur se si turq janë të gatshëm të bëjnë më të mirën në këtë drejtim, presidenti Erdoğan tha gjithashtu se metoda e negociatave mund të ndiqet si në rastin e korridorit të transportit të grurit.
Erdoğan theksoi se nuk do të jetë e mundur të parandalohen humbjet humanitare që ndodhin çdo ditë teksa konfliktet vazhdojnë dhe për këtë arsye duhet të dominojë ideja e kthimit në negociata.
Erdoğan deklaroi se do të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e tij drejt vendosjes së një paqeje të drejtë.