Erdoğan: Me vrasjen 14 mijë fëmijë në Gaza, Izraeli e ka kaluar Hitlerin.    /Foto: AA

Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka kaluar liderin nazist Adolf Hitler, tha presidenti turk të mërkurën.

Me mbështetjen e pakushtëzuar nga Perëndimi, Izraeli po kryen masakra që janë shenja turpi në historinë njerëzore, si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor, tha Recep Tayyip Erdoğan në një takim të grupit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në parlamentin turk.

Duke thënë se askush nuk mund të vërë në dyshim ndjeshmërinë e Türkiye ndaj çështjes palestineze, Erdoğan shtoi se kauza palestineze i dha jetës së tij kuptim të ri.

“Për sa kohë që Zoti të më japë jetën, unë do të vazhdoj të mbroj luftën e Palestinës dhe do të jem zëri i popullit të shtypur palestinez”, shtoi Erdoğan.

Duke krahasuar luftën e grupit të rezistencës palestineze Hamas me Luftën Turke për Pavarësi mbi 100 vjet më parë, Erdogan tha: "Ne e dimë mirë se ka një çmim për të paguar për ta thënë këtë."

Që nga një sulm ndërkufitar i 7 tetorit nga Hamasi, i cili vrau rreth 1.200 njerëz, Izraeli ka ndërmarrë një ofensivë të pamëshirshme në Gaza, duke marrë jetën e afro 34.000 njerëzve, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur pothuajse 77.000 të tjerë.

Lufta e Izraelit në Gaza ka shtyrë 85% të popullsisë së territorit në zhvendosje të brendshme mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa mbi 60% e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së. ,

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

TRT Balkan / agjencitë