Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ishte i pranishëm në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes së Samitit të Liderëve të G20-s, që po zhvillohet në qytetin brazilian Rio de Zhaneiro.
Erdoğan mbërriti në Muzeun e Artit Modern, ku po zhvillohet samiti, së bashkë me bashkëshorten e tij Emine Erdoğan.
Pritja u bë nga homologu i tij, presidenti i Brazilit Lula da Silva, si mikpritësi i G20-s.
Lula da Silva dhe Erdoğan zhvilluan një bisedë si dhe realizuan një fotografi kujtimi.
Presidentin turk në Samitin e Liderëve të G20-s e shoqërojnë kryediplomati Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe i Financave Mehmet Şimşek, zëvendëskryetari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i AK Partisë Ömer Çeli, kreu i Komunikimeve i Presidencës Fahrettin Altun, si dhe këshilltari presidencial për politikën e jashtme dhe sigurinë Akif Çağatay Kılıç.