Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, i ndau presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan Urdhrin e Lartë Imam Buhari.
Presidenti Erdoğan ishte në qytetin uzbek Samarkand për të marrë pjesë në një samit të Shteteve Turke.
Në fjalimin e tij, Mirziyoyev tha se çmimi iu nda Erdoğanit për mbrojtjen dhe kontributin në mirëqenien dhe prosperitetin e myslimanëve në mbarë botën.
Ai shtoi se Erdoğan ka “një reputacion dhe ndikim të madh” jo vetëm në Türkiye, por në gjithë botën myslimane.
“Ky është një nder i madh, që ky urdhër i çmuar më jepet në emër të Imam Buhariut”, tha Erdoğan pas marrjes së çmimit.
Presidenti turk nënvizoi se ai po e pranon urdhrin si një simbol i “vëllazërisë së përjetshme dhe të fortë” midis Türkiyes dhe Uzbekistanit.
Duke falënderuar Mirziyoyevin dhe popullin e Uzbekistanit, Erdoğan tha: “Unë besoj plotësisht se ne do ta çojmë marrëdhënien tonë, të cilën e kemi ngritur në nivelin e një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës, në nivele edhe më të larta”.
Uzbekistani nderon shkencëtarë, studiues, shkrimtarë, si dhe udhëheqës të vendeve dhe qeverive të huaja për shërbimet e tyre speciale me Urdhrin e Lartë Imam Buhari.
Më pas, presidenti turk u takua edhe me homologun e tij azerbajxhanas Ilham Aliyev në Samarkand.
10 Nën 2022
Erdoğan nderohet me Urdhrin e Lartë Imam Buhari në Uzbekistan
Presidenti Erdoğan ishte në qytetin uzbek Samarkand për të marrë pjesë në një samit të Shteteve Turke.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.