Erdoğan në Ankara e priti presidenten hungareze Novak / Photo: AA

Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, priti sot në Ankara presidenten hungareze Katalin Novak me nderimet më të larta shtetërore.

Erdoğan e ka pritur Novakun në hyrje të pallatit presidencial dhe më pas janë kënduar himnet e dy vendeve.

Me të mbërritur para pallatit presidencial, Novak përshëndeti ushtarët në gardën e nderit me fjalët "merhaba asker" (përshëndetje ushtar).

Pas një fotoje të përbashkët para pallatit presidencial, pasoi takimi mes Erdoğanit dhe Novakut.

Në pritje morën pjesë ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë Mustafa Varank, Ministri i Çështjeve Familjare dhe i Shërbimeve Sociale Derya Yanik, Shefi i Zyrës së Komunikimit të Presidencës Turke Fahrettin Altun, Zëdhënësi i Zyrës së Presidentit Ibrahim Kalin dhe anëtarë të delegacionit hungarez.

TRT Balkan / agjencitë