Erdogan: Në lindje të Türkiyes gjetëm naftë të cilësisë së lartë.     /Foto: AA 

Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi së fundmi zbulimin e rezervave të reja të naftës në rajonin lindor të Türkiyes.

“Dua të ndaj me publikun një lajm të freskët dhe të mirë. Ne kemi zbuluar rezerva nafte me një kapacitet prej 100.000 fuçi në ditë në Cuda dhe Gabar”, tha Erdoğan në një fjalim në ceremoninë e hapjes së termocentralit diellor Karapinar dhe projekteve të tjera në provincën qendrore të Konyas.

Duke vënë në dukje se nafta e sapozbuluar pranë provincës Sirnak është e një cilësie të lartë, Erdoğan tha se "Türkiye nuk do të varet më nga të tjerët në sektorin e energjisë, por do të bëhet një eksportues i energjisë".

Siç tha ai, nafta e zbuluar në thellësinë 2.600 metra do të nxirret nga 100 puse dhe do të plotësojë një të dhjetën e konsumit ditor të vendit.

Erdoğan tha se pusi i naftës në Gabar mori emrin e mësueses së re të muzikës Aybuke Yalcin, e cila u vra në një sulm terrorist nga PKK-ja në vitin 2017 në Türkiyen juglindore.

Yalcin (22) iu nënshtrua plagëve pas një sulmi të poshtër në makinën e shefit Kozluk në provincën Batman më 9 qershor 2017. Ajo po udhëtonte me një minibus që ishte pjesë e autokolonës.

"Pusi ynë i naftës, Sehid Aybuke Yalcin-1, shpresojmë të sigurojë më shumë naftë sesa prodhohet në gjithë vendin", tha Erdoğan.

Duke folur për termocentralin bërthamor Akkuyu, Erdoğan tha se vendi do të mund të plotësojë 10 për qind të nevojave të veta për energji nga ky termocentral dhe bëri të ditur se një tjetër central bërthamor mund të ndërtohet në Sinop.

Duke thënë se do ta zhdukë terrorizmin nga agjenda e Türkiyes, Erdoğan tha se do të kapërcejë të gjitha pengesat që i pengojnë turqit të vënë në dispozicion të kombit burimet dhe pasuritë e vendit.

TRT Balkan / agjencitë