Erdoğan: Në mars nisim ndërtimin e 6.500 rezidencave në zonat e tërmetit.      / Foto: AA

Ekipet e kërkim shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë nga rrënojat e tërmeteve në Türkiye deri më tani të paktën 114.834 persona, këtë e njoftoi së fundi presidenti i shtetit, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së qytetit Hatay i goditur nga tërmetet e 6 shkurtit.

“Më shumë se 71.000 njësi të pavarura hoqën rrënojat nga gati 21.000 ndërtesa të shkatërruara plotësisht. Po ashtu 412.000 njësi të pavarura u evakuuan urgjentisht nga 118 mijë ndërtesa të rrënuara, të shkatërruara dhe të dëmtuara rëndë”, deklaroi Erdoğan.

Ai njoftoi se punimet e vlerësimit të dëmeve janë në përfundim e sipër.

Për momentin sipas Erdoğanit janë plotësuar nevojat për strehim të 1 milion e 684 mijë qytetarëve (të prekur nga tërmetet në Kahramanmaraş).

“Qytetarët tanë që po strehohen në tenda dhe kontejnerë do t'i vendosim në banesa permanente brenda 1 viti. Ne nuk do të lëmë kurrë asnjë nga qytetarët tanë vetëm në dhimbjen e tyre, në përpjekjet e tyre për të riorganizuar jetën e tyre ose për të ndërtuar të ardhmen e tyre”, tha ai.

Presidenti Erdoğan deklaroi se në muajin mars do të nisin ndërtimin e 3 mijë e 750 rezidencave në Elazig, 2 mijë e 500 në Adana dhe 250 në Kilis.

"Ne po projektojmë të gjitha zonat e banuara në kuadrin e një plani të ri të qytetit, duke marrë parasysh cilësinë e tokës dhe distancën deri në vijën e prishjes, në përputhje me strukturën e tij kulturore. Ne do t'i restaurojmë të gjitha qytetet tona me rezidencat, vendet e punës, industrinë, bujqësinë, vlerat historike dhe kulturore, pa shkaktuar as pengesën më të vogël", shtoi Erdoğan.

Për t’i realizuar këto zotime Erdoğan tha se po punojnë në konsultim me profesorët e gjeofizikës, gjeoteknikës, gjeologjisë, sizmologjisë dhe ekspertë të tërmeteve nga universitetet vendase.

Ndërkaq, sa u përket borxheve të kredive të atyre që jetojnë në provincat dhe rrethet e dëmtuara rëndë do të shtyhen për 6 muaj dhe për 1 muaj në vende të tjera të rajonit.

TRT Balkan