Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë dje (16 prill) në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të ndërtesave të banimit në lagjen Şanlıurfa, si dhe në dorëzimin e çelësave për familjet që humbën shtëpitë e tyre në tërmetet e fundit.
Ai kujtoi se më 6 shkurt rajonet jugore turke të Türkiyes u tronditën nga tërmetet më shkatërruese në historinë e Türkiyes. Şanlıurfa është një nga qytetet e prekura nga tërmetet.
Erdoğan theksoi se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmetet dhe vetëm dje iu dorëzuan çelësat 659 pronarëve të banesave dhe 61 objekteve afariste. Ai ritheksoi se do të ndërtojë 650 mijë objekte të reja banimi, nga të cilat 319 mijë do të dorëzohen brenda një viti.
“Ndërsa rindërtojmë qytetet tona të shkatërruara nga tërmeti, ne nuk po ndërtojmë vetëm shtëpi të reja. Praktikisht po ndërtojmë qytete të reja me shkolla të reja, spitale, infrastrukturë të nevojshme, parqe dhe ambiente biznesi”, tha Erdoğan.
Ai tha se do të vazhdojë të qëndrojë me qytetarët derisa Şanliurfa dhe qytetet e tjera të prekura nga tërmetet të jenë në gjendje më të mirë.
Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë të shkallës Rihter më 6 shkurt goditën pjesët jugore të Türkiyes me epiqendër në Kahramanmaraş.
Numri i personave të vrarë nga tërmetet shkatërruese që goditën jugun e Türkiyes në fillim të shkurtit arriti në 50.096. Rreth 14 milionë njerëz në Türkiye u prekën nga tërmetet shkatërruese, siç ishin shumë në Sirinë veriore.