Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan njoftoi sot se të paktën 1.700.000 njerëz janë të pranishëm në tubimin e AK Partisë në İstanbul në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 14 majit. Sipas tij, nëse Istanbuli thotë "Po", kjo ka mbaruar. "Istanbuli po thotë "Do të nxjerrim dikë në pension". Nëse ai thotë, ka mbaruar”, kështu u shpreh Erdoğan. Ai vlerëson se betejën nuk po e zhvillon me opozitën, por me vetveten. "Nuk po konkurrojmë me opozitën për punë dhe shërbime, por me veten tonë", tha Erdoğan. Sa i përket vëmendjes mediatike evropiane të këtyre zgjedhjeve, përgjigjen më të mirë sipas Erdoğan po ia jep populli në mitingun e sotëm. "E dini, gazetat dhe revistat evropiane po shikojnë këtu tani. Pyesin veten se çfarë po ndodh në aeroportin Atatürk? Ja, ju do të jepni përgjigjen." Gjatë fjalimit të tij para masës, Erdoğan shpreson se menjëherë pas zgjedhjeve do të bëjnë një rregullore për rritjen e pensioneve mbi 7.500 lira, duke mos anashkaluar edhe shqyrtimin e pagës minimale. "Kemi rritur me 3,5 herë pagën minimale në mbi 8.500 lira. Do ta rishikojmë sërish këtë shifër, në varësi të zhvillimeve."
7 Maj 2023
Erdoğan: Nëse Istanbuli thotë "Po", kjo ka mbaruar
Gjatë fjalimit të tij para masës, Erdoğan shpreson se menjëherë pas zgjedhjeve do të bëjnë një rregullore për rritjen e pensioneve mbi 7.500 lira, duke mos anashkaluar edhe shqyrtimin e pagës minimale.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.