Erdoğan ngushëlloi familjet e ushtarëve turq të rënë në Irakun verior.     /Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan shprehu të enjten ngushëllimet e tij për familjet e të gjashtë ushtarëve turq që u humbën jetën në sulmin e PKK-së në Irakun verior.

“Uroj mëshirën e Allahut për ushtarët tanë heronj që ranë dëshmor në përleshjen me terroristët gjatë operacioneve të kryera kundër organizatës terroriste separatiste në rajonin e Operacionit Claw-Lock”, tha Erdoğan në një ngjarje në kryeqytetin Ankara.

Ai gjithashtu ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.

Gjithsej gjashtë ushtarë turq humbën jetën pasi terroristët e PKK-së hapën të mërkurën zjarr në Irakun verior, ku Türkiye nisi operacionin Claw-Lock vitin e kaluar në prill për të çrrënjosur terroristët e fshehur në rajonin kufitar.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes, gjithsej 586 terroristë janë neutralizuar deri më tani në operacionin Claw-Lock në Irakun verior.

Burimet e ministrisë, të cilët kërkuan të mos përmendet emri për shkak të kufizimeve për të folur për mediat, thanë se operacionet antiterror vazhdojnë në rajon.

“Ngacmimet dhe sulmet mund të kryhen nga organizata terroriste gjatë aktiviteteve të zbulimit. Përgjigjja e nevojshme jepet menjëherë.

"Operacionet në shkallë të gjerë vazhdojnë në rajon. Çdo shpellë në zonën e Operacionit Claw-Lock do të futet dhe këto aktivitete do të vazhdojnë derisa ajo zonë të pastrohet plotësisht nga terrorizmi”, shtuan burimet.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja – e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

TRT Balkan / agjencitë