Erdoğan niset për në Tataristan për të marrë pjesë në Samitin e BRICS-it.    /Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u nis drejt Tataristanit për të marrë pjesë në Samitin e BRICS-it i cili do të mbahet në Kazan, kryeqytetin e Republikës së Tataristanit të Rusisë.

Presidenti Erdoğan u përcoll në aeroportin Esenboğa të Ankarasë nga zëvendëspresidenti Cevdet Yılmaz, guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin, zëvendëskryetari i përgjithshëm i AK Partisë, Efkan Ala dhe zyrtarë të tjerë.

Në vizitën e tij në Tataristan presidenti Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës Fahrettin Altun, kreu i Inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın, kreu i Çështjeve Fetare Ali Erbaş, kryekëshilltari i Presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç si dhe nënkryetari dhe zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik.

TRT Balkan / agjencitë