Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Türkiye nuk do të lejojë askënd të synojë sovranitetin e vendit.
"Ne nuk do të tregojmë mëshirë për ata që përpiqen të përçajnë atdheun tonë dhe të shkatërrojnë shtetin tonë", tha presidenti Erdoğan në një ceremoni për shënimin e 951-vjetorit të Fitores së Malazgirt-it.
Duke folur në ngjarjen e organizuar në provincën lindore Muş, presidenti Erdoğan tha se Türkiye nuk do të tolerojë asnjë sulm që synon lirinë e vendit.
"Ne nuk kemi dëmtuar asnjë person të pafajshëm gjatë luftës në terren dhe veprojnë me këtë ndjeshmëri", shtoi ai.
Beteja e Malazgirt-it
Erdoğan tha se Malazgirt-i simbolizon hapjen e portës së Anadollit për turqit, "e cila nuk do të mbyllet më kurrë".
"Ne kurrë nuk do ta harrojmë Malazgirt-in, nuk do ta lëmë kurrë të hartohet, do ta mbajmë gjithmonë të gjallë në zemrat dhe mendjet tona", tha ai.
Kontrolli turk i Anadollit filloi me Betejën e Malazgirt-it, e njohur po ashtu si Beteja e Manzikertit, më 26 gusht të vitit 1071, kur turqit selxhuk të udhëhequr nga Sulltan Alparslan mposhtën një ushtri shumë të madhe bizantine.
Fitorja përshpejtoi rënien e Perandorisë Bizantine dhe çoi në vendosjen e më shumë turqve në rajon, duke hapur rrugën si për Perandorinë Osmane ashtu edhe për Republikën e Türkiye-s moderne.
Shekuj më vonë, pushtimi i huaj çoi në Luftën e Pavarësisë së Türkiye-s në vitin 1919, në të cilën forcat turke, të udhëhequra nga Mustafa Kemal Atatürk, përfundimisht i dëbuan pushtuesit nga Anadolli.
Kah fundi i vitit 1922, të gjitha forcat e huaja ishin larguar nga territoret, të cilat një vit më vonë u bënë pjesë e Republikës së Türkiye-s.
26 Gus 2022
Erdoğan: Nuk do të tregojmë mëshirë për ata që përpiqen të përçajnë shtetin
Duke folur në ngjarjen e organizuar në provincën lindore Muş, presidenti Erdoğan tha se Türkiye nuk do të tolerojë asnjë sulm që synon lirinë e vendit.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Türkiye dhe Hungaria do ta rinovojnë marrëveshjen e gazit për 2025-2026
“Bashkëpunimi i mëtejshëm me (kompaninë turke të energjisë) BOTAS është shumë i rëndësishëm.Ne po punojmë aktualisht për të rinovuar marrëveshjen e vitit të kaluar", tha Fritsch, kryeshefi i kompanisë shtetërore energjetike të Hungarisë MVM CEEnergy.
Erdoğan: Energjia, transporti dhe komunikimi, lokomotiva të zhvillimit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë Forumit Energjetik në Istanbul theksoi se sigurimi i energjisë së mjaftueshme, cilësore dhe të pastër me çmime të përballueshme dhe pa ndërprerje, është me rëndësi kritike për të gjitha vendet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore