Një dështim i marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi, do të funksiononte kundër të gjithë neve, tha presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, në një intervistë për TRT, duke ju bërë apel palëve që të respektojnë paktin e nënshkruar.
"Ne presim që të gjithë të marrin pronësinë e nënshkrimeve të tyre dhe të veprojnë në përputhje me përgjegjësitë e tyre", tha presidenti turk Erdoğan.
“Me këtë marrëveshje do të fillojnë të zbuten efektet e krizës globale ushqimore, e cila po merr dimensione serioze”, shtoi ai.
Javën e kaluar, Türkiye, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për të rifilluar eksportet e grurit përmes porteve ukrainase të Odessa-s, Chernomorsk dhe Yuzhny pas muajsh bllokimi për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, i cili tashmë ka hyrë në muajin e gjashtë.
Sipas marrëveshjes, një qendër e përbashkët koordinimi në Stamboll do të kryejë inspektime në hyrjet dhe daljet e porteve dhe do të sigurojë sigurinë e rrugëve.
Presidenti Erdoğan përsëriti se Türkiye mbetet e vendosur për të vazhduar përpara me përpjekjet e saj diplomatike për të siguruar armëpushim dhe ruajtjen e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.
Asnjë kompromis me terrorizmin
Türkiye nuk do të bëjë kompromis për çështjen e terrorizmit, tha Erdoğan, duke përsëritur se Ankaraja pret "hapa konkrete" nga NATO dhe shpreson se Suedia dhe Finlanda do t'i japin fund mbështetjes së grupeve terroriste si PKK, PYD/YPG dhe FETO.
"Nuk duhet të pritet lëshim nga Türkiye për ofertën e NATO-s, ndaj Suedisë dhe Finlandës, nëse nuk plotësohen shqetësimet e sigurisë së Ankarasë”, shtoi ai.
"PKK, YPG/PYD dhe FETO nuk do të mbështeten. Kjo është vija jonë e kuqe. Askush nuk duhet të presë që ne të bëjmë kompromise për këtë”, tha Erdogan.
Sulmi i PKK-së në Irak
Në sulmin vdekjeprurës të javës së kaluar në Duhok, Irak, Erdoğan tha se sulmi "na tregoi edhe një herë fytyrën e vërtetë të PKK-së".
Javën e kaluar, nëntë persona humbën jetën dhe 23 u plagosën në një sulm në distriktin Zakho të provincës Duhok të Irakut verior.
Burimet turke të sigurisë mohuan raportet "në mbështetje të grupit terrorist PKK" që fajësonin sulmin me granatimet nga forcat turke. Türkiye tha se nuk ka kryer asnjë sulm kundër civilëve në Irakun verior.
"Kjo është një nga lëvizjet normale të grupeve terroriste deri më tani," duke thënë se sulmi kishte për qëllim "të prish zhvillimet pozitive midis Türkiye-s dhe Irakut".
Përfshirja e SHBA-së me grupet terroriste
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka treguar simpati për terroristët e YPG/PKK-së, dhe me këtë rast Erdoğan dënoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të SHBA-së me terroristët në veri të Sirisë.
"Përfshirja e Amerikës me grupet terroriste do të përfundojë me rënien e saj në gropën që hapi”, tha Erdoğan.
Të dielën, CENTCOM i shprehu ngushëllimet dhe lavdëroi një terrorist të PKK/YPG-së të vrarë pranë Qamishlit në Sirinë veriore.
Türkiye ka kritikuar prej kohësh SHBA-në për bashkëpunimin me YPG/PKK-në gjoja kundër DEASH-it, duke theksuar se përdorimi i një grupi terrorist për të luftuar një tjetër nuk ka kuptim.