Erdoğan paralajmëroi rritje prej 45% të pagave në sektorin publik

Erdoğan paralajmëroi rritje prej 45% të pagave në sektorin publik

Presidenti Erdoğan tha se prioriteti i Qeverisë ka qenë gjithmonë mbrojtja e punonjësve.
Erdoğan paralajmëroi rritje prej 45% të pagave në sektorin publik / Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan njoftoi sot rritje të pagave prej 45 për qind për 700.000 punonjës të sektorit publik, duke e rritur pagën minimale mujore në 15.000 lira turke ose 768 dollarë.

“Brenda kësaj marrëveshjeje kolektive, ne po rrisim pagat me 45 për qind, duke përfshirë pjesëmarrjen në sigurimet sociale, duke rritur kështu pagën minimale të punonjësve të sektorit publik në 15.000 lira”, tha Erdoğan në kryeqytetin Ankara.

Erdoğan shtoi se Türkiye do të vazhdojë të punojë për rritjen e pagave minimale për nëpunësit civilë, por edhe për rritjen e pensioneve.

“Në korrik kemi përgatitjet për hapat që do të ndërmerren në bazë të diferencës së inflacionit dhe peshës sociale”, shtoi presidenti turk.

Presidenti Erdoğan tha se prioriteti i Qeverisë ka qenë gjithmonë mbrojtja e punonjësve.

TRT Balkan / agjencitë