Erdoğan pas votimit në Istanbul: Türkiye ka treguar pjekuri demokratike.     /Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, nën shoqërim të bashkëshortes së saj shfrytëzoi të drejtën e votës në kutinë e votimit "3279" në shkollën "Saffet Çebi" në Üsküdar për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas tij, në demokracinë turke kjo ishte hera e parë që në zgjedhje presidenciale të kishim një votim të tillë me një pesëmarrje që arrin deri në 90 përqind.

Po ashtu, në një deklaratë për gazetarët, Erdoğan tha se për herë të parë në historinë e demokracisë turke, dëshmohet një proces i zgjedhjeve me dy raunde.

"Kjo është hera e parë që jemi dëshmitarë të një votimi të tillë në zgjedhjet presidenciale në demokracinë turke. Nuk ka asnjë vend në historinë botërore me një pjesëmarrje të tillë që arrin deri në 90 për qind, por Türkiye e ka treguar pjekurinë e saj demokratike në mënyrën më të mirë me një pjesëmarrje që ka arritur në 90 për qind. Edhe sot besoj se do ta bëjë të njëjtën", tha Erdoğan.

Duke rikujtuar se raundi i parë u mbajt më 14 maj, Erdoğan shpreson se në balotazh procesi i votimit do të jetë më i lehtë.

"Derisa tani më 28 maj po kryejmë raundin e dytë, sigurisht që këtu nuk ka parti. Nuk ka fletëvotim të gjatë një metër. Bëhet fjalë për vetëm dy kandidatë dhe shpresoj që votimi sot do të përfundojë shumë shpejt, sepse populli ynë do të votojë këto dy kandidatë", tha Erdoğan.

Ai uroi që zgjedhjet të jenë në dobi të vendit dhe popullit.

"Sigurisht që u kërkoj qytetarëve të mi të marrin pjesë deri në momentin e fundit para se pjesëmarrja të arrijë në vetëkënaqësi", shtoi presidenti Erdoğan.

Erdoğan bisedoi me qytetarët

Pas largimit nga vendi ku votoi, Erdoğan u përshëndet me qytetarët në pjesën e jashtme të shkollës.

Erdoğan pasi u përshëndet me qytetarët në sheshin e shkollës të cilët e mirëpritën përzemërsisht dhe pas një bisede të shkurtër me ata, ai u largua me automjetin e tij.

Interes të madh për votimin e presidentit Erdoğan kanë shfaqur edhe mediat e huaja.

Shumë gazetarë që mbërritën në shkollë në orët e para të mëngjesit bënë transmetime të drejtpërdrejta.

TRT Balkan / agjencitë