Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, foli sot për pezullimin e Marrrëveshjes së Drithërave të Istanbulit nga Rusia, pas incidenteve që ndodhën në Detin e Zi.
Erdoğan tha se Türkiye duke ofruar 9,3 milionë tonë të drithit ukrainas në shërbim të botës, siguroi relativisht reduktimin e krizës ushqimore.
“Edhe pse Rusia po heziton për Marrëveshjen e Drithërave pasi lehtësimet e njëjta nuk i jepen Moskës, Türkiye do të vazhdojë përpjekjet që t’i shërbejë njerëzimit”, thotë presidenti Erdoğan.
Marrëveshja e Drithërave u mundësua me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe të Türkiyes, ndërsa parashikonte që Rusia të mos pengojë eksportin e grurit ukrainas nga portet detare të Ukrainës. Megjithatë, Rusia akuzoi Ukrainën për sulm ndaj flotës detare ruse në Detin e Zi dhe si kundërpërgjigje u tërhoq nga Marrëveshja e Drithërave.
Erdoğan foli sot gjithashtu për fushatën “Shekulli i Türkiyes” në prag të shënimit të 100-vjetorit të Republikës vitin e ardhshëm. Ai tha se shëndetësia është përcaktuar si një nga fushat më ambicioze të vizionit "Shekulli i Türkiyes".
“Ne furnizojmë 89 nga çdo 100 ilaçe të konsumuara nga qytetarët tanë me prodhim vendas”, tha Erdoğan, duke shtuar se synimi është që vendi të ngjitet drejt majave në fushën e shërbimeve ndërkombëtare shëndetësore, me markën “Health Türkiye”.