Politika e jashtme turke është e përqendruar në Türkiye, por ka një perspektivë globale, tha të martën Presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
"Ne kemi formësuar politikën tonë të jashtme me një perspektivë të përqendruar në Türkiye, por një perspektivë globale dhe nuk ka kthim prapa", tha Erdoğan në një fjalim në kryeqytetin Ankara, duke njoftuar për shifra të reja rekord të eksporteve për vitin e kaluar.
Türkiye nuk u kushtoi vëmendje luftënxitësve që u përpoqën ta fusnin vendin në konfliktet e përgjakshme si në veri, ashtu edhe në jug, theksoi ai.
"Pavarësisht ndërhyrjeve nga palët e treta që sugjerojnë të kundërtën, ne kemi punuar për të forcuar marrëdhëniet tona me fqinjët tanë, mbi bazën e një qasjeje të favorshme", shtoi ai.
“Ne kemi zgjidhur mosmarrëveshjet e opinioneve që u shfaqën mes nesh dhe disa vendeve të rajonit dhe e rikthyen bashkëpunimin tonë në nivelet ku duhet të ishte”, tha ai, duke iu referuar lidhjeve më të mira me vende si Greqia dhe Egjipti. Presidenti turk po ashtu theksoi se në kohëra të arritjes historike të marrëdhënieve me botën turke, ata kanë punuar gjithashtu për të zhvilluar bashkëpunimin me Evropën dhe ShBA-në bazuar në respektin reciprok.
Marrëdhëniet e Türkiyes me vendet afrikane dhe të Amerikës Latine tashmë kanë bërë përparim duke marrë dimensione të reja, shtoi ai.
“Ne kurrë nuk kemi larguar asnjë dorë miqësie të shtrirë për vendin tonë”, tha ai.
Türkiye do të vazhdojë të fitojë miq të rinj, shtoi presidenti turk.
Erdoğani i përcolli gjithashtu ngushëllimet e tij Japonisë, e cila u trondit nga tërmetet e së hënës me magnitudë 7,6 ballë, duke shkaktuar një paralajmërim cunami dhe valë të larta dhe duke marrë 48 jetë.