Erdoğan pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re shqiptare në Ankara.    /Foto: AA

Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores së re të Shqipërisë në Ankara, Blerta Kadzadej.

Pritja është mbajtur në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Ambasadorja prezantoi disa punonjës të ambasadës, ndërsa më pas realizuan një fotografi kujtimi me presidentin Erdoğan.

Erdoğan më pas zhvilloi një takim të veçantë me ambasadoren Kadzadej.

AA