Erdoğan pret zyrtarë nga Azerbajxhani dhe Uzbekistani. / Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, priti në takim zyrtarë të lartë nga Azerbajxhani dhe Uzbekistani në Ankara.

Presidenti Erdoğan në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin turk u takua me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov, ministrin e Ekonomisë Mikayil Jabbarov dhe ministrin e Zhvillimit Digjital dhe të Transportit, Rashad Nabiyev.

Ndërkohë, pjesë e delegacionit nga Uzbekistani ishin ministri i Jashtëm Bahtiyar Saidov, ministri i Investimeve, Industrisë dhe Tregtisë, Laziz Kudratov dhe ministri i Transportit, Ilham Mahkamov.

Të pranishëm në takim ishin edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ministri i tregtisë Ömer Bolat dhe ministri i Transportit dhe i Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu.

Më herët gjatë ditës, ministrat zhvilluan takime trepalëshe, si dhe u nënshkrua Deklarata e Ankarasë. Me këtë deklaratë Türkiye, Azerbajxhani dhe Uzbekistani ripohuan rëndësinë e kontributit në përpjekjet e rindërtimit dhe rehabilitimit të Azerbajxhanit, përfshirë aktivitetet e çminimit në rajonet e Karabakut dhe Zangezurit Lindor.

Sipas deklaratës, tri vendet përsëritën gjithashtu mbështetjen e tyre të qartë për sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve ndërkombëtarë të njëri-tjetrit.

TRT Balkan / agjencitë