Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka prezantuar veturën e parë elektrike të prodhuar në Türkiye në ditën e festimit të 99 vjetorit të Ditës së Republikës.
“Togg është krenaria e 85 milionë shtetasve tanë”, tha Erdoğani në ceremoninë e hapjes së Togg Technology Campus, ku do të bëhet prodhimi masiv i veturës.
“Shpresoj që Togg të marrë rrugët e shumë shteteve anembanë botës si brend prestigjioz turk në periudhën e ardhshme”, tha presidenti.
Hapësira e Togg prej 1.2 milion metër katrorë është e vendosur në rajonin Gemlik të Bursës dhe është ndërtuar si bazë për inxhinieringun, strategjinë dhe prodhimin e kompanisë.
Në kapacitet të plotë, kompania do të prodhojë 175.000 vetura në vit, do të punësojë drejtpërdrejt 4.300 persona dhe 20.000 të tjerë tërthorazi, tha Erdoğani duke shtuar se veturat pritet t’i shohim në rrugë në tremujorin e parë të vitit 2023.
Togg paraqiti prototipin e parë të makinës elektrike vendase në dhjetor 2019. Synon të prodhojë 1 milion vetura në 5 modele të ndryshme deri në vitin 2030.
Vetura elektrike Togg u bë simbol i përparimit të Türkiyes në teknologjinë e lartë.
29 Tet 2022
Erdoğan prezanton Togg: Ky brend prestigjioz, krenaria e Türkiyes
Në kapacitet të plotë, kompania do të prodhojë 175.000 vetura në vit, do të punësojë drejtpërdrejt 4.300 persona dhe 20.000 të tjerë tërthorazi, tha Erdoğani.
TRT World
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.