Qëllimi i Türkiye-s është të ndalojë sa më shpejt gjakderdhjen në luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, pavarësisht pengesave, deklaroi sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
"Qëllimi ynë është të vazhdojmë vrullin që kemi marr pavarësisht nga vështirësitë në terren dhe të ndalojmë gjakderdhjen sa më shpejt të jetë e mundur", tha Erdoğan në samitin e gjashtë të Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA) në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.
Erdoğan shtoi se përpjekjet intensive të Türkiye-s me OKB-në dhe dy palët në konflikt për të frenuar efektet negative të luftës janë vlerësuar nga e gjithë bota.
Ai tha se marrëveshja e grurit e arritur në Istanbul këtë korrik dhe shkëmbimi i të burgosurve në shtator midis Rusisë dhe Ukrainës janë të dyja "arritje të rëndësishme" në këtë drejtim.
Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul më 22 korrik për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndërprenë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt.
13 Tet 2022
Erdoğan: Qëllimi i ynë është të ndalet gjakderdhja në luftën Rusi-Ukrainë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, është pjesëmarrës në samitin e gjashtë të Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA) në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.