Të gjithë 85 milionë qytetarët turq së bashku do të ndërtojnë “Shekullin e Türkiyes”, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
“Në këto zgjedhje, të gjithë në Türkiye kanë fituar me ne dhe Aleancën tonë. Pavarësisht nga preferencat e tyre politike, çdo anëtar i vetëm prej 85 milionësh ka fituar", tha Erdoğan të martën pas takimit të parë të kabinetit të tij të ri në Ankara.
Ai tha se kombi ruajti vullnetin dhe të ardhmen e tij me pjesëmarrjen rekord në zgjedhjet e 14 majit dhe 28 majit, duke shtuar se demokracia turke është bërë një pikë referimi për botën.
Erdoğani u zotua të përqafojë çdo qytetar, duke thënë se do të vazhdojë të punojë për vendin pa përjashtuar askënd.
Türkiye shkoi në kutitë e votimit më 28 maj për një balotazh presidencial pasi asnjë kandidat nuk siguroi më shumë se 50 për qind të votave të nevojshme për një fitore të plotë në raundin e parë më 14 maj.
Erdoğani fitoi garën me 52,18 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu mori 47,82 për qind, sipas rezultateve zyrtare.
Presidenti bëri të ditur të shtunën kabinetin e tij të ri pas inaugurimit të tij në Ankara.