Erdoğan: Stabiliteti i Ballkanit, me rëndësi të veçantë për Türkiyen   Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, takoi sot presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një takim të mbyllur për media.

Pas takimit, presidenti turk Erdoğan tha se paqja dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit janë prioritet i tij.

“Paqja dhe stabiliteti i Malit të Zi, Ballkanit dhe Evropës është me rëndësi të veçantë për Türkiyen”, deklaroi Erdoğan.

Erdoğan deklaroi gjithashtu se Ankaraja mbështetë procesin eurointegrues të Podgoricës.

"Ne inkurajojmë dhe mbështesim sinqerisht Malin e Zi, aleatin tonë në NATO, që të bëhet anëtar i plotë i BE-së", tha presidenti turk.

Liderët theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe mes Türkiyes dhe Malit të Zi dhe shprehën gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve.

“Jemi veçanërisht të përkushtuar në identifikimin e hapësirës për avancimin e bashkëpunimit dypalësh”, tha presidenti malazez Gjukanoviq.

Presidenti turk theksoi gjithashtu se organizata shtetërore turke TIKA deri tani ka realizuar mbi 400 projekte dhe aktivitete në Mal të Zi, me vlerë totale prej mbi 20 milionë eurove.

AA