Disa javë pas nënshkrimit të një protokolli me kandidatët për anëtarësim në NATO, Suedinë dhe Finlandën, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se politikat e zgjerimit të aleancës duhet të shkojnë në përputhje me ndjeshmëritë e anëtares së kahershme Türkiye-s.
Duke iu referuar kushteve në memorandum, që dy vendet nordike nënshkruan me Türkiye-n në samitin e NATO-s të muajit të kaluar në Madrid, presidenti Erdoğan pas një takimi të kabinetit në Ankara paralajmëroi se do të ngrijnë procesin e tyre të anëtarësimit në NATO nëse kushtet nuk plotësohen.
Në fillim të këtij muaji, përfaqësues nga 30 vendet anëtare të NATO-s nënshkruan protokollet e pranimit për Finlandën dhe Suedinë pasi i ftuan zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.
Të nxitur nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, të dy vendet aplikuan për t’u bashkuar me NATO-s në muajin maj, duke hequr dorë nga neutraliteti i tyre tradicional.
Por, Türkiye shprehu kundërshtime ndaj aplikimeve të anëtarësimit, duke kritikuar të dy vendet për tolerimin dhe madje edhe mbështetjen e grupeve terroriste si YPG/PKK dhe organizatës terroriste FETO, grupit që qëndron pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016 në Türkiye.
Para samitit, Ankara dhe dy vendet nordike nënshkruan memorandumin pas bisedimeve katërpalëshe, përfshirë NATO-n.
Marrëveshja i lejon vendet të anëtarësohen në NATO, por kërkon që ato të ndërmarra hapa për shqetësimet e Türkiye-s mbi terrorizmin dhe të heqin embargon e armëve ndaj Ankarasë.
Pas marrëveshjes trepalëshe, NATO ftoi zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me aleancën ushtarake 30-anëtarëshe.
19 Kor 2022
Erdoğan: Suedia dhe Finlanda t'i plotësojnë kushtet e protokollit
Në fillim të këtij muaji, përfaqësues nga 30 vendet anëtare të NATO-s nënshkruan protokollet e pranimit për Finlandën dhe Suedinë pasi i ftuan zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën ushtarake
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.