Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan është takuar me presidentin e Kinës, Xi Jinping.
Presidenti Erdoğan u takua me presidentin kinez Jinping në kuadër të takimeve në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, ku ndodhet për Samitin e 24-t të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura për median në Pallatin e Pavarësisë në të cilin mbahet samiti.
Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar dhe ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek.
AA