Erdoğan në Ankara presidentin e Kazakistanit, Tokayev / Foto: AA

Presidenti i Republikës së Türkiye, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me homologun e tij kazak Kassym-Jomart Tokayev në Ankara.

Takimi u mbajt në prag të samitit të jashtëzakonshëm të liderëve të Organizatës së Shteteve Turke (OTSh) në Pallatin Presidencial në Ankara.

Bisedimet u zhvilluan me dyer të mbyllura.

OTSh, njoftoi më parë se samiti i ardhshëm i liderëve do të fokusohet në menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave dhe ndihmën humanitare. Udhëheqësit e shteteve anëtare të asaj organizate do të shqyrtojnë mekanizmat e bashkëpunimit dhe koordinimit shumëpalësh në luftën kundër fatkeqësive dhe do të zhvillojnë konsultime për sfidat aktuale në rajon.

OTSh është një organizatë ndërkombëtare që bashkon vendet turke që punojnë së bashku për të përmirësuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin reciprok.

Anëtarët e kësaj organizate janë Türkiye, Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgistani dhe Uzbekistani, ndërsa Hungaria, Turkmenistani dhe Republika Turke e Qipros Veriore kanë statusin e vëzhguesit.


AA